Për dhunë ndaj Zijadin Selës, Pavllevskit 3 vjet e Georgievskit 14 muaj burgim

Prishtinë | 13 Qer 2018 | 12:56 | Nga

Në Gjykatën Penale sot është shpallur vendimi për dy të akuzuarit ndaj dhunës së ushtruar kundrejt deputetit Zijadin Sela, masë ku në seancën e fundit lënda e tyre u rikualifikua nga “tentim vrasje” në “ushtrim dhune” në Kuvendin e Maqedonisë me 27 prill të vitit të kaluar.

Gjykata dënoi me 1 vit e dy muaj burg të akuzuarin Ceo Georgievskin ndërsa Stojan Pavllevski mori një dënim më të madh, plot 3 vite burg.

Pavllevski kundërshtoi vendimin duke vlerësuar se dënimi i tij është shumë i lartë për veprën në të cilën akuzohet, prandaj dhe priste një dënim më të butë. Por, gjykatësja Sllavica Andreevska u justifikua se i pandehuri Stojan Pavllevski ka qenë i pari që ka hyrë në sallën e konferencave dhe që ka sulmuar fizikisht, prandaj meriton një dënim me të lartë se i dënuari tjetër Ceo Georgievskin.

“E pranoj fajin, sipas videos nuk mund të them se jam i pafajshëm. Kjo ka ndodhur për shkak nervozes dhe agresivitetit…”, tha Pavllevski në seancën gjyqësore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme