Dhuna e ushtruar ndaj portierit Stivi Frashëri nga tifozët e Gjilanit ka rrëmbyer titujt e mediave jo vetëm në Kosovë.
Është mediumi i madh zviceran, Blick, që ka shkruar një artikull rreth këtij rast.
“Portieri goditet brutalisht nga një tifoz”, është titulli i artikullit nga Blick.
Enea Koliçi realizoi në sekondat e fundit për ta barazuar 1:1 ndeshjen ndaj Ballkanit, e që ndezi tifozët vendas, që “pushtuan” fushën”.
Më pas, portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri u rrëzua nga tifozët dhe u godit në kokë, duke u dërguar në spital pa ndjenja.
Komisioni disiplinor ende nuk ka vendosur për fatin e këtij takimi të ndërprerë. Zakonisht, komisioni mblidhet të marteve, por nuk ka pasur njoftim deri më tani.