Për herë të dytë Inspeksioni mbyll një lokal masazhi në Prishtinë

Prishtinë | 12 Mar 2019 | 19:46 | Nga Ekonomia Online

Kohë më parë një lokal masazhi ishte mbyllur në Prishtinë nga Inspeksioni i komunës.

Por shiriti që vendosi komuna është hequr, e për këtë Inspeksioni e mbylli sërish dhe i shqiptuan gjobë prej 1 mijë euro, njofton Klan Kosova.

Këtë e bëri të ditur drejtori i Inspeksionit, Adonis Tahiri, përmes një postimi në Faceebok.

Ai ka shkruar se përveç gjobës prej 1 mijë eurosh do të procedohet edhe Kallëzim Penal për heqje të shiritit dhe bllombës.

Ky është statusi i Tahirit:

Heqja e bllombës ose shiritit të vendosur nga Inspekcioni është vepër penale. Përveç gjobës 1000 € për punë pa dokumentet përkatëse, do të procedohet edhe me Kallëzim Penal për heqje të bllombës. Mbyllet përsëri lokali i masazhit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme