Për herë të dytë, protestuesit kërkojnë shkarkimin e Lumezit

Prishtinë | 29 Gus 2018 | 18:10 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Një numër i konsiderueshëm qytetarësh kanë marrë pjesë në protestën e dytë të thirrur nga Shoqëria Civile me kërkesë shkarkimin e Aleksandër Lumezit, Kryeprokurorit të Shtetit dhe fillimin e procesit të vetingut për gjyqësorin e vendit.

Në këtë protestë është kërkuar që të rishikohen edhe të gjitha listat e veteranëve edhe të ngritet aktakuzë ndaj anëtarëve të Komisionit.

Protestuesit, me pankartat në dorë me mbishkrimet “Lumez ik”, “Nuk ka shtet pa gjyqësor të pavarur”, “Pishpirik je vetë”, “Veting për gjyqësorin”, kanë marshuar nga sheshi “Zahir Pajaziti” drejt Zyrës së Kryeprokurorit për të vazhduar deri tek ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Protesta ka nisur me muzikë dhe fishkëllima, ndërsa ka përfunduar më një nga interpretimet e Çun Lajçit dhe me disa fjalime nga protestuesit pjesëmarrës.

Kjo protestë  vjen disa ditë pasi prokurori i Prokurorisë Speciale, Elez Blakaj, dha dorëheqje dhe akuzoi kryeprokurorin Lumezi për ndërhyrje në hetimet në rastin e listave të veteranëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të ngjashme