Për herë të parë, Akademia e Shkencave do të udhëhiqet nga një grua

Prishtinë | 19 Dhj 2025 | 12:20 | Nga Ekonomia Online

Për herë të parë Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës zgjodhi një grua në krye të këtij institucioni. AShAK për kryetare zgjodhi Justina Shiroka Pulën.

E këtë vendim e ka quajtur historike, sekretarja e PDK-së, njëherit edhe kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, duke theksuar se falë saj sot vajzat e reja guxojnë të kenë ëndrra të mëdha për veten.

“Historike! Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës zgjodhi sot Justina Shiroka Pulën për Kryetare, gruan e parë që merr drejtimin e këtij institucioni. Zonja Pula, gjatë gjithë jetës së saj, ka thyer barriera dhe paragjykime, duke hapur dyer e shtigje për vajzat e reja. Me punën, guximin dhe integritetin e saj, ajo ka dëshmuar se dija dhe përkushtimi nuk njohin kufij. Falë shembullit të zonjës Pula, sot vajzat e reja guxojnë të kenë ëndrra më të mëdha për veten dhe për të ardhmen. Faleminderit, Justinë”, ka shkruar Çitaku.

Të ngjashme