Për herë të parë pas 10 viteve, shumica e qytetarëve të BE-së mbështesin zgjerimin e BE-së

Prishtinë | 10 Gus 2019 | 16:45 | Nga Ekonomia Online

Më 5 gusht 2019, Komisioni Evropian publikoi Eurobarometrin e fundit. Eurobarometri është themeluar në 1974 dhe qysh nga atëherë Eurobarometri mbledh të dhënat për çështje të ndryshme të BE-së dhe përkitazi me këtë përfaqëson disponimin e qytetarëve të BE-së. 

Eurobarometri i fundit është përgatitur me anë të intervistave të zhvilluara nga 7 qershori deri më 1 korrik në 28 vende anëtare dhe vende kandidate. Në këtë drejtim, janë realizuar 27,464 intervista.

Në studimin e radhës Instituti EPIK ka analizuar të dhënat dhe trendët e fundit që dalin nga Eurobarometri. 

Këto janë shtatë (7) gjeturat kryesore:

  1. Zgjerimi: Për herë të parë pas 10 viteve, shumica e qytetarëve të BE-së mbështesin zgjerimin e BE-së dhe anëtarësimin e vendeve të reja.
  2. Perceptimi pozitiv për BE-në ka mbërrij pikën më të lartë çysh nga viti 2009. 44% të qytetarëve të BE-së kanë besim më të madh në BE, se sa në qeveritë dhe parlamentet nacionale.  45% të qytetarëve të BE-së kanë perceptim pozitiv për BE-në. 61% e qytetarëve të BE-së janë optimist për të ardhmen e tyre. 
  3. Është arritur rekord i ri në përqindjen e qytetarëve që mendojnë se zëri i tyre është me rëndësi brenda BE-së, duke arritur nivelin prej 56%. 
  4. 73% e qytetarëve të BE-së identifikojnë veten si qytetarët e BE-së.
  5. Lëvizja e lirë dhe paqja në mes Vendeve Anëtare konsiderohen dy të rritura më të mëdha të BE-së. 
  6. Migrimi dhe ndryshimet klimatike janë dy çështje kryesore për qytetarët e BE-së. Sidoqoftë, përderisa migrimi vazhdon të shënoj rënie në rëndësinë e tij, ndryshimet klimatike tani për herë të parë konsiderohen si prioritet nga 1/5 e qytetarëve të BE-së, duke kaluar të gjitha prioritete të tjera për të zëne vendin e dytë.
  7. Sa i përket çështjeve ekonomike, 49% të qytetarëve e konsiderojnë gjendjen ekonomike të BE-së si të mirë, ndërsa mbështetja për EURO brenda zonës EURO ka arritur rekordin e ri prej 76%. 

Të ngjashme