Në një referendum eventual për hyrjen e Serbisë në Bashkimin Europian, 46 për qind e qytetarëve të saj do të votonin me “Po”, ndërsa 49 për qind do ta mbështeste hyrjen e shtetit të tyre në BE, 39 do të ishin kundër, ndërsa 12 për qind nuk kanë qëndrim.
Kështu tregojnë rezultatet e prezantuara sot të hulumtimit të Institutit për Çështje Europiane, sipas të cilave për të anketuarit miku më i madh i Serbisë ndër vendet e BE-së është Greqia ( 21,7 për qind), kurse armiku më i madh Kroacia (20,8 për qind), pastaj Britania e Madhe (19,8%) dhe Gjermania (15,8%).