Kryesuesi i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës Milorad Dodik ka thënë në Beograd se Kosova mbetet në Serbi dhe ajo përfundimisht do të vendosë për këtë çështje.
“Pa serbë nuk do të rrumbullakohet ai tregim”, ka thënë Dodik përcjell b92 dhe ka theksuar se në fund i gjithë populli serb do ta japë mendimin e vet për çështjen e Kosovës.
ka komentuar edhe deklaratën e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj i cili ka thënë se në Kosovë nuk do të lejohet republika e Dodikut, transmeton Koha.net.
“Republik Serbe është krijuar nga populli serb në vitin 1992, ndërsa Republika jote është krijuar nga bombardimet e NATO-s”, ka thënë Dodik.