Në versionin e fundit të tekstit të Strategjisë që do të miratohet nga Kolegji i Komisionerëve data e mundshme e anëtarësimit deri në vitin 2025 do të përmendet vetëm për Malin e Zi dhe Serbinë.
Për Shqipërinë dhe Maqedoninë, pa përmendur afate kohore, do të thuhet se Komisioni është i gatshëm të përgatisë rekomandimin për nisjen e negociatave, shkruan sot Koha Ditore.
Për Bosnjë-Hercegovinën do të përmendet mundësia e statusit të kandidatit.
Por për Kosovën nuk do të përmenden hapa formalë në zgjerim, për shkak të rrethanave të njohura të mosnjohjes nga pesë shtetet e BE-së, por vetëm “rast për progres në zbatimin e MSA-së” dhe “avancim në rrugën evropiane kur të mundësojnë rrethanat objektive”.