Për Kurtin ushtria është detyrë dhe projekt madhor

Prishtinë | 11 Nën 2022 | 18:59 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, me rastin e e betimit të 311 rekrutë të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka thënë se Ushtria e Kosovës po forcohet e po zhvillohet për të siguruar e ruajtur paqen, demokracinë dhe progresin.

Përmes një postimi në Facebook, shefi i ekzekutivit ka përmendur edhe miratimin e tre Projektligjeve që fuqizojnë bazën ligjore për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Mbrojtjes, FSK-së dhe të drejtat e obligimet për pjesëtarët e FSK-së

“Ushtria është detyra dhe projekti ynë madhor. Në kazermën “Adem Jashari” sot u betuan 311 rekrutë të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe morën statusin Ushtar i Kosovës. Ndërsa dje, me shumicë votash Kuvendi miratoi tri projektligje që fuqizojnë bazën ligjore për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Mbrojtjes, FSK-së dhe të drejtat e obligimet për pjesëtarët e FSK-së: plotësim-ndryshimin e Ligjit për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe për Ministrinë e Mbrojtjes”, ka shkruar Kurti në Facebook.

“Ushtria jonë po forcohet e zhvillohet për të siguruar e ruajtur paqen, demokracinë dhe progresin. U jemi mirënjohës partnerëve, vendeve mike e aleate për gjithë përkrahjen në modernizimin dhe trajnimin e FSK-së”, ka shkruar tutje ai.

Të ngjashme