Për mallrat që kanë hyrë nga Serbia e Bosnja para 21 nëntorit s’vlen taksa prej 100%

Prishtinë | 15 Jan 2019 | 14:45 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të gjitha mallrat që kanë hyjë nga Serbia e Bosnja para datës 21 nëntor të vitit të kaluar nuk vlen taksa 100%, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se Ministria e Financave e ka dërguar raportin lidhur me gjendjen e mallrave.

Por sipas tij, mallrat do të kenë taksën 10%.

Në mbledhjen e kaluar ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri kërkoi analizim të kësaj çështjeje sepse sipas tij, mund të krijojë hapësirë për keqpërdorime.

“Propozim vendimin për lidhur me mallrat që kanë hyrë në territorin e Kosovës para vendosjes së taksës prej 100%  duhet të analizohet mire edhe nga Ministria e Tregtisë mendoj qe nuk duhet të hiqet sepse është gabim. Hapim mundësi për keqpërdorime të reja, Si shtet duhet ta marrim koston përsipër dhe mos të zmbrapsemi deri sa të arrihet qëllimi ynë politik për të cilën e kemi marrë. Ne nuk kemi marrë për bazë analiza as asgjë  kur e kemi vendosur taksën, është vendim politik dhe mendoj që duhet të mbesë i tillë”, ka thënë Tahiri.

Zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj ka kërkuar nga ministri Bedri Hamza të tregojë se sa është sasia e mallit që ka hyrë në Kosovë.

Mirëpo Hamza ka thënë se nuk ka të dhëna sepse nuk është kërkuar nga ai të vijë në mbledhje me këto informacione.

“Masa është vendosur mbi bazën e akcizës dhe nuk ka qenë kjo taksë e doganës. Besoj që zyra ligjore këtë rast ajo e doganës është e obliguar ta respektojë legjislacionin sipas rregullave dhe ligjeve në fuqi. Taksa nuk është vendosur në bazë të ligjit të doganave të Kosovës. Nga unë nuk është kërkuar të dihet sa është sasia e këtij malli qe ka hyrë pa doganim”, ka thënë Hamza.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/1823361704437026/

Të ngjashme