Për shkak të realizimit i projekteve: Ndërtimi i Memorialeve, “Baza e I-parë e UÇK-së” në zonën kadastrale Lladovc dhe “Kulla e Zahir Pajazitit” në zona kadastrale Orllan në Podujevë, do të bëhet shpronësimi i pronave të paluajtshme në këto zona, raporton Ekonomia Online.
Zëvendës ministri Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Bashkim Musliu tha se lidhur me shpronësimin e kërkuar nuk ka pasur ankesë.
“Lidhur me shpronësimin e lartcekur kemi hartuar vendimin preliminar dhe prej hyrjes në fuqi nuk kemi marr ndonjë informatë se në ndonjë gjykatë është ardhur ndonjë ankesë”, tha Musliu, raporton EO.
Me vota unanime është votuar edhe propozim-vendimi përfundimtar për shpronësimin e pronave të paluajtshme (ish shoqërore) të cilët preken nga ndërtimi i “ Qarkores se Gjakovës”- Zgjerimi i Rrugës Gjakovë – Prizren si dhe shqyrtimi i propozim-vendimit për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësimin e pronave të ndërmarrjeve shoqërore “ Auto-Moto Kosova” dhe “Ina Zagreb” të cilët preken nga ndërtimi i objekteve ndërtimore për nevoja të qeverisë së Kosovës në zonë kadastrale Prishtinë.
https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/2030089950421159/