Për BE-në është jetike stabiliteti i Ballkanit Perëndimor, thotë Tajani

Prishtinë | 17 Maj 2018 | 11:38 | Nga

Kryetari i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani, i cili gjithashtu ndodhet në Samitin e Sofjes, deklaroi se për BE-në është jetike stabiliteti i Ballkanit Perëndimor.

Ai ndër të tjera theksoi se ”duhet të merremi me Ballkanin Perëndimor gjithnjë e më tepër në muajt e ardhshëm”, njoftojnë mediet serbe.

Po kështu edhe Johanes Hahn, Komisioneri për zgjerim në BE, deklaroi se ky Samit do të jetë rast tjetër historik në raprotet BE-BP, transmeton RTK.

Ndërkaq nikoqiri i këtij takimi, Bojko Borisov, kryeministër bullgar, vendi i të cilit po kryeson BE-në, deklaroi se pjesëmarrja e liderëve të BE-së në këtë samit dëshmon për vlerën dhe suksesin e saj, por që më në fund krejt kjo varet nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme