Nga 1 janari deri 9 janar Policia e Kosovës ka shqiptuar 7732 gjoba për shkeljet e rregullave në trafik. Major Jeton Rexhepi, nga Divizioni i Komunikacionit Rrugor, ka dhënë detaje sa i përket shqiptimit të dënimeve pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri për Kundërvajtjet në Trafik, raporton Ekonomia Online.
“Policia nga janari ka filluar të implemenojnë pjesën për kompetenca ligjore ku janë bërë përgatitjet që PK-ja dhe zyrtarët në terren të fillojnë inplementimin e ligjit që janë dhënë nga komisioni për vendosje nga fillimi i zbatimit të ligjit me 1 janar 2028 e deri më 9 janar 2018 janë shqyrtuar 7732 kundërvajtje në trafikun rrugor. 7256 për persona fizikë 500 euro 472 gjoba kanë shkuar në gjykatat kompetente.
“Pikët negative janë 285 gjoba prej tyre 39 me një pikë negative, 189 me 2 pikë dhe 57 gjoba me 3 pikë negative. Është ndaluar drejtimi i mjerit motorik te 82 shoferëve”.
Ai më tej ka shtuar 3 persona kanë humbur jetën deri më tash nga aksidente në trafik, raporton EO.
“Kjo është bërë me qëllim që gjendja të përmirësohet në vendin tonë, apelojmë pjesëmarrësit të respektojnë rregullat e trafikut dhe të jenë kontribuues në trafik dhe të kemi më pak aksidente sidomos ato me fatalitet. 3 persona kanë humbur jetën deri më sot”.
Nënkolonel, Haxhi Krasniqi, nga komisioni për Vendosje, tha se ligj ka filluar së implementuari nga janari 2018 edhe pse është dashtë 1 vit nga harmonizimi me ligjet tjera.
Ai më tej ka sqaruar se është krijuar komisioni për vendosje ku qytetarët kanë të drejtë ankese në shkallën e parë nëse mendojnë së ju është bërë e padrejtë.
“Ligji ka parapa që qytetarët kanë të drejtë ankese në shkallën e parë së pari pastaj në shkallën e dytë, dhe ka disa muaj që policia po merret me funksionalizimin e komisionit për me pranuar ankesa. Nëse policia brenda 30 ditëve ku kthen përgjigjen që nuk pajtohen kanë të drejtë ankese në gjykatën e fundit apo shkallën e dytë të ankesës”.
“…ky ligj ka dhënë 1 vit kohë me u harmonizua me ligjet tjera dhe 1 janar 2018 ka filluar si implementuari në tërësi me këtë ligj ligjvënësi i ka dhënë më shumë kompetenca Policisë”.