Për ngushllime tek familja e Agim Vatovcit edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi

Prishtinë | 06 Qer 2024 | 18:28 | Nga Ekonomia Online

Për të ngushlluar familjen e aktivistit Agim Vatovci sot te familja e të ndjerit ka qëndruar edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili me bashkëpunëtorë i kanë shprehur ngushllime familjarëve të të ndjerit duke vlerësuar lartë kontributin e tij në mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara.

“Kontributi i shquar i Agim Vatovcit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, në veçanti të personave me aftësi të kufizuara, do të mbahet mend përherë, si shembulli më i mirë i avokuesit në avancimin e këtyre të drejtave.” shkruan në njoftimin e lëshuar nga subjekti politik që udhëhiqet nga Krasniqi.

Të ngjashme