Sipas policisë, hajnat me gjasë kanë mbetur pa karburant kështu që kanë pritur që policia ta mbushë para se ta vidhnin përsëri, transmeton Gazeta Metro
Phil Chambersit dhe të fejuarës së tij Charlotte Gill për një ditë hajnat ua kanë vjedhur dy herë makinën e tyre Audi RS3. Vjedhja e parë ka ndodhur në kasollen e tyre në Leicestershire kur u kanë ardhur në derë, kanë trokitur dhe nën kërcënimin e thikës kanë kërkuafr t’ua japin çelësat e makinës
Phili i shokuar ua ka dhënë çelësat dhe hajnat kanë ikur me makinë. Pas kësaj, çifti e thirrur policinë dhe e kanë paraqitur vjedhjen. Polici i ka thirrur pas disa orësh dhe u ka thënë se e kanë gjetur makinën. Por, hajnat nuk kanë dashur të mbeten pa Audinë e vlefshme, kështu që Phil ka marrë edhe një thirrje, me të cilën polici i ka njoftuar se hajnat përsëri e kanë vjedhur makinën – dhe atë nga stacioni policor në Conventry.
“Një polic nuk ka ditur çfarë të më thotë, ka qenë i turpëruar dhe tërë kohën më kërkonte falje”, ka thënë për gazetën The Sun Phili.
Sipas policisë, hajnat me gjasë kanë mbetur pa karburant kështu që kanë pritur që policia ta mbushë para se ta vidhnin përsëri. Hajnat ende po kërkohen.