Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar për rastet e dhunës në familje, që janë shndërruar në dukuri shqetësuese.
Në 24 orët e fundit janë raportuar tri raste të dhunës në familje.
Rr. “Avdullah Pllana”, Fushë Kosovë 24/25.04.2019. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në familje ka përdorur dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Viktimës i është dhënë tretmani mjekësor në QMF në Fushë Kosovë. Me aktvendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.
Mati I, Prishtinë 25.04.2019-20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht dhe rrahur bashkëshorten e tij viktimën femër K/Shqiptare. Viktima ka marrë tretman mjekësor, kurse i dyshuari me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes.
Gjilan 10.03.2018. Lidhur me rastin me datën 25.04.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti me datën 10.03.2018 pas një mosmarrëveshje në familje ka përdorur dhunë psikike dhe fizike si dhe duke e shantazhuar. I dyshuari deri më tani ka qëndruar jashtë shtetit. Me aktvendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari ndalohet për 48 orë në qendrën e ndalimit.