Ekonomia Online
FUNDIT

“Për një Ferizaj pa Urosevac”, dorëzohet në Kuvend peticioni me 14.140 nënshkrime

“Për një Ferizaj pa Urosevac”, dorëzohet në Kuvend peticioni me 14.140 nënshkrime

Peticionit me 14,140 nënshkrime të qytetarëve të Ferizajt “Për një Ferizaj pa Urosevac”, është dorëzuar sot në Kuvendin e Kosovës, raporton Ekonomia Online. Dorëzimi i tij është bërë pikërisht në Ditën e dëshmorëve të Ferizajt. Iniciatori i peticionit, Bashkim Fazliu, tha se nisma ka marrë mbështetjen e të gjitha subjekteve politike në Komunën e Ferizajt, […]

Peticionit me 14,140 nënshkrime të qytetarëve të Ferizajt “Për një Ferizaj pa Urosevac”, është dorëzuar sot në Kuvendin e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Dorëzimi i tij është bërë pikërisht në Ditën e dëshmorëve të Ferizajt.

Iniciatori i peticionit, Bashkim Fazliu, tha se nisma ka marrë mbështetjen e të gjitha subjekteve politike në Komunën e Ferizajt, përfshirë kryetarin e komunës dhe përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë.

Sipas tij, dorëzimi në Kuvend shënon kalimin e peticionit në fazën e shqyrtimit institucional, me synimin që kërkesa për ndryshimin e emërtimit të trajtohet nga institucionet kompetente.

“Ne sot, në këtë ditë shumë të rëndësishme për qytetin e Ferizajt, më 28 shtator 2026, në Ditën e Dëshmorëve të Ferizajt, nën respekt për të gjithë të rënët për liri dhe pavarësi, sot po e dorëzojmë zyrtarisht peticionin për një Ferizaj pa Uroševac në Kuvend të Kosovës. Siç e dini, këtë peticion e kemi filluar më 18 korrik dhe ashtu është datë me rëndësi  , edhe sot në Ditën e Dëshmorëve po e dorëzojmë në fazë  të parë për shqyrtim miratim nga  Kuvendi i Kosovës ” shtoi Fazliu.

Të ngjashme