Për një javë, mbi 2 mijë ukrainas të sëmurë nga fruthi

Prishtinë | 10 Jan 2019 | 10:32 | Nga Ekonomia Online

2, 305 persona, përfshirë 966 të rritur dhe 1,339 fëmijë janë sëmurë nga fruthi, duke filluar nga data 28 dhjetor 2018, deri më 3 janar 2019, raporton Ministria e Shëndetësisë në Ukrainë.

Ministria vuri në dukje se që nga 3 janari, janë 809,073 doza të vaksinave kundër fruthit, shytave dhe rubeolës, duke përfshirë 392.200 doza të bëra në SHBA, të cilat u dërguan në rajonet e Ukrainës.

Furnizimi i vaksinave në rajonet perëndimore të Ukrainës, ku vërehet incidenca më e lartë, është prioritet.

15 persona, duke përfshirë katër të rritur dhe njëmbëdhjetë fëmijë, vdiqën nga ndërlikimet e sëmundjes.

Më parë, kjo ministri e Ukrainës, raportoi se një djalë trevjeçar vdiq nga fruthi në Spitalin e Sëmundjeve Infektive të Qytetit Odesa.

Ai u bë fëmija i tretë në Odesa i cili vdiq nga kjo sëmundje në vitin 2018. Në total, katër banorë të Odesës vdiqën nga fruthi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme