Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka bërë të ditur se nga data
17.02.2021 deri më 23.02.2021 në këtë komunë janë shkaktuar 43 incidente, janë arrestuar dhe ndalur 37 persona, janë shkaktuar 21 aksidente në trafik, 7 me lëndime dhe 14 me dëme materiale dhe janë shqiptuar 750 gjoba.
Policia e Kosovës , gjatë zbatimit të masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet e Shëndetësisë si pasojë e pandemisë Covid 19, për periudhën kohore një javore 17 shkurt 2021 deri me 23 shkurt 2021 , në të gjitha shtatë komunat e rajonit të Gjilanit , kanë shqiptuar 287 fletë paraqitje për mos respektim të këtyre masave.
Në raste të veçanta Policia e Kosovës po ashtu ka asistuar inspektorët sanitar Komunal, në kontrolle të lokaleve hoteliere ku janë mbajte tubime të ndryshme elektorale të cilat janë takuar duke mos i përmbush masat e kërkuara nga ana e Qeverisë së Kosovës Anti COVID- 19.
Policia e Kosovës i thërret dhe apelon te qytetarët që t’i respektojnë me përpikëri masat e ndërmarra nga ana e Qeverisë , ne dhe të gjitha institucionet e shtetit e kemi vetëm një qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve tanë, në të kundërtën moszbatimi i këtyre masave do të ketë konsekuenca ligjore .
Posedim i substancës narkotike
Me 21 shkurt 2021, rreth orës 02:15 në Gjilan, në rrugën “Idriz Seferi”
gjatë një kontrolli rutinë patrullat policore nga stacioni Policor i Gjilanit kanë ndaluar dhe legjitimuar të dyshuarin shtetas i Kosovës, dhe gjatë kontrollit i kanë gjetur një sasi prej 3 cigare Joint, të dyshuara me substancë narkotike të llojit marihuanë.
I dyshuari është arrestuar dhe është sjell në stacion i cili është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
Është bërë matja e substancës së dyshuar e cila peshon 2.7gram, e njëjta është konfiskuar si provë materiale për gjykatë.
Rasti procedohet në PTH.
“Lëndim i rëndë trupor-Armëmbajtje pa leje”
Me 22 shkurt 2021, rreth orës 17:50 , Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një informatë se në një sallën fitenesi, këtu në Gjilan tre të dyshuarit shtetas të Kosovës kishin sulmuar viktimën po ashtu shtetas i Kosovës, me ç ‘rast i shkaktojnë lëndime të rënda trupore.
Patrulla nga stacioni Policor i Gjilanit i kanë arrestuar të dyshuarit , ndërsa viktima është dërguar për ndihmë mjekësore ne Qendrën Emergjente në Gjilan.
Në vend te ngjarjes janë siguruar video-incizimin e kamerave si prova materiale për gjykatë.
Tek njeri i dyshuar është gjetur një pistolete te llojit ,,Sig’’, e prodhimit zviceran, cal. 9 mm, një karikatorë , me tetë (8) copë fishek dhe para te gatshme 2.510€, të cilat janë konfiskuar.
Me urdhër të prokurorit është kryer edhe kontrolli ne shtëpinë e njërit nga të dyshimtit.
Tre të dyshuarit me vendim të prokurorit janë ndalur në mbajtje për 48 orë.
Rasti procedohet në PTH.
“Sulm ndaj personit zyrtar”
Me 23 shkurt 2021, rreth orës 00:20 derisa patrullat e policisë nga stacioni policor i Gjilanit gjer sa ishin në kontroll të lokaleve se a po i respektonin masat anti Covid dhe orarin e punës, kanë vërejtur se në një lokal këtu në Gjilan ishte duke u punuar dhe brenda kishte numër të madh të mysafirëve.
Gjatë intervenimit të policisë kishin reaguar djali i pronarit i dyshuari, shtetas i Kosovës, i cili ka sulmuar policët si dhe i kishte fyer ata, me këtë raste ka intervenuar edhe njësitet mbështetëse dhe gjatë intervenimit janë penguar në kryerje të detyrës edhe nga një i dyshuar tjetër.
Dy të dyshuarit janë arrestuar, janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore, me vendim te prokurorit të dyshuarit ndalen në mbajtje për 48 orë, për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.
Rasti procedohet në PTH.