Për një javë, Policia në Ferizaj shqipton mbi 1270 gjoba për kundërvajtje, konfiskon 21 patentëshoferë

Prishtinë | 18 Mar 2024 | 10:05 | Nga Ekonomia Online

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve. Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 11-17/03/2024 ka shqiptuar 1274 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka hequr edhe 21 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.

Ndërsa, janë raportuar 29 aksidente, prej tyre 10 aksidente me lëndime, 16 aksidente me të lënduar, ndërsa 19 me dëme materiale.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor. Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë: 192,0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme