Për një javë, Policia në Prishtinë sekuestroi 10 armë zjarri

Prishtinë | 26 Gus 2024 | 10:32 | Nga Ekonomia Online

Policia në Prishtinë, javën e kaluar, ka realizuar 136 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 42 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj.

Gjatë kësaj periudhe kohore janë sekuestruar 10 armë zjarri dhe janë shqiptuar mbi 5 mijë gjoba.

Njoftimi i plotë:

Vazhdojnë aktivitetet e zyrtarëve policor të rajonit të Prishtinës

​Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës , gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë realizuar 136 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 42 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj.

Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.

​Ndërkohë që aktivitete policore janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë.

Gjatë periudhës së njëjtë, janë sekuestruar 10 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.

Ndërkaq aktivitetet policore në sferën e sigurisë në trafikun rrugor.

Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 5331 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor.

Të ngjashme