Në mesin e shumë eksponateve të pasurive natyrore në “Naturhistorisches Museum” në Vjenë të Austrisë është edhe një gur i çmueshëm nga minierat e “Trepçës” në Kosovë.
Ekspozimi i gurit të çmueshëm të nëntokës së Kosovës në muzeun e Vjenës, ku janë të ekspozuara eksponate të pasurive natyrore nga vende të ndryshme të botës, është edhe një dëshmi se shteti i Kosovës ka pasuri të madhe nëntokësore, shkruan Telegrafi.
Mirëpo, në fotografinë e siguruar nga Telegrafi, në përshkrimin e eksponatit shkruan se guri i çmueshëm Arsenopyrit vjen nga “Trepça në Jugosllavi”.
Udhëheqësit e “Naturhistorisches Museum” në Vjenë do të duhej ta dinin se Jugosllavia është shpërbërë pothuaj para dy dekadash, kurse Trepça është një minierë që është në shtetin e Kosovës.