Për njohjen dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës diskutohet pa medie

Prishtinë | 04 Shk 2019 | 12:57 | Nga Besiana Dauti

Komisioni parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione ka filluar takimin me përfaqësues të Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Komisioni mbledhjen po e mban pa praninë e medieve.

Kryesuesja e komisionit, Duda Balje, ka thënë se me kërkesë të përfaqësueseve të viktimave të dhunës seksuale, mediet nuk lejohen të jenë pjesë e mbledhjes.

Komisioni po vazhdon mbledhjen, ndërsa në fund pritet të ketë prononcim për medie.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme