Shtypshkronja shtetërore austriake e ka fituar çështjen ligjore kundër qeverisë së Kosovës, nga e cila ka kërkuar kompensim për shkak të vonesës në pagesa dhe për shkak të anulimit të parakohshëm të kontratës për dorëzimin e pasaportave biometrike.
Gjykata e Arbitrazhit të Odës Ndërkombëtare të Tregtisë në Paris vendosi në favor të shtypshkronjës austriake, dhe vendimi parasheh pagesën prej 4.996 milionë eurosh dhe shpenzimet tjera, thuhet në deklaratën e kompanisë.
Kundër vendimit të arbitrazhit nuk ka mundësi ankese dhe autoritetet në Prishtinë janë të detyruar që në afatin prej 14 ditësh ta paguajnë shumën e caktuar.