Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka shpallur aktgjykiminb dënues ndaj të pandehurit Sh.H.
Të pandehurin Sh.H, Gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me në dy (2) vjet burgim, në të cilin llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. Atij i është shqiptuar edhe dënimi konfiskimi i mjetit me të cilin e ka kryer veprën penale dhe është urdhëruar shkatërrimi i saj.
I pandehuri është obliguar të paguaj shpenzimet procedurale në shumë prej 50 euro, në emër të paushallit gjyqësor shumën prej 20 euro si dhe në emër të taksës për programin e kompensimit të viktimave të krimit shumën prej 50 euro, të gjitha këto në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë aktgjykimit.
Për realizimin e kërkesës pasurore juridike, pala e dëmtuar është udhëzuar në kontest të rregullt civil.
Të pandehurit i është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit.
I pandehuri Sh.H shpall fajtor për shkak se:
Me datë 26.08.2018, në ora 17:00, në fshatin Strellc i Ulët, Komuna Deçan, me dashje ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin K.B, në atë mënyrë që për shkak të disa problemeve të mëhershme familjare, që i kanë pasur mes vete, ditën kritike i shkon te shtëpia të dëmtuarit, ku përleshet me të fizikisht. Përdoren edhe armë të ftohta. I pandehuri pasi e plagos me thikë, ikë nga vendi i ngjarjes ndërsa viktima dërgohet për kurim në spital.
I pandehuri kështu ka kryer veprën penale vrasje në tentative.