Drogë në banane, 14 vjet burgim për Arbër Çekajn

Prishtinë | 20 Nën 2019 | 15:32 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria e Krimeve të Rënda më në fund ia doli mbanë të shpallë pretencën për Arbër Çekajn, Armando Pezakun dhe Donaldo Lushajn.

Për Çekajn, Prokuroria kërkoi në aplikim të gjykimit të shkurtuar dënimin e tij me 14 vjet burgim.

Prokurori kërkoi që sasia më e madhe e kokainës e kapur deri më sot në Shqipëri të mos asgjësohet derisa të përfundojnë hetimet edhe për pjesën tjetër të të hetuarve, duke qenë se akuza ka vërtetuar që destinacioni i parë i ngarkesës ishte në Maminas, por nuk është zbuluar se kush ishin pritësit dhe destinacioni përfundimtar.

Çekaj shikohet si një nga organizatorët e këtij trafiku, megjithëse ai hodhi akuza ndaj Prokurorisë duke e konsideruar si komploteiste pasi kishte shmangur hetimet ndaj një grupi të fuqishëm, emrin e të cilit nuk e tha.

Megjithatë, Prokuroria këmbëngul se i kishte bërë ftesë për bashkëpunim Arbër Çekajt i cili nuk e konsideron veten një trafikant, por një biznesmen bananesh.

Prokuroria kundërshton fort këtë qëndrim duke i kujtuar përgjimet Arbër Çekajt në të cilat ai shfaqet i shqetësuar dhe flet për antinarkotikun.

Në datën 5 dhjetor mbrojtja do të thotë fjalën e saj për tre të akuzuarit që janë të vetmit që kanë dalë para drejtësisë deri më tani përsa i takon rrjetit të trafikantëve që solli kokainë nga Kolumbia në Shqipëri./ Top Channel

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme