Bananet e mira nëse keni djegie në lukth

Prishtinë | 08 Maj 2023 | 19:15 | Nga Ekonomia Online

Banania mund të konsiderohet si një frut i nënvlerësuar në krahasim me frutat e tjera ekzotike. Por përfitimet e bananes janë të shumta.

Banania është mjaft e shijshme. Por, ato përmbajnë dhe shumë vlera ushqimore, vitamina, fibra, ëmbëlsues natyralë si sukroza dhe fruktoza. Gjëja më e mirë për bananet është se i gjen shumë lehtë dhe kanë çmim të lirë.

Ja disa prej përfitimeve të mëdha shëndetësore që marrim nga banania.

Urthi apo djegia e stomakut

Bananet kanë një efekt natyror anti-acid dhe mund të të çlirojnë nga shqetësimet e shkaktuara nga aciditeti i lartë në stomak. Mjafton të hash vetëm një banane dhe menjëherë do të ndiesh lehtësim nga simptomat e djegies së stomakut.

Tensioni i gjakut

Bananet, një frut i shëndetshëm për zemrën, janë të pasura me potasium dhe kanë shumë pak sodium, një kombinim i përsosur për mbrojtjen nga infarkti dhe goditjet në tru.

Burim energjie

Nëse ha një ose dy banane para ushtrimeve në palestër, do të përfitosh mjaftueshëm energji për mbi një orë stërvitje. Karbohidratet me bazë të ulët glicemie, vitaminat dhe mineralet janë një mbështetje e madhe për trupin, duke i dhënë atij forcë, ndërkohë që potasi ndihmon për të parandaluar ngërçet muskulare.

Kundër anemisë

Bananet janë një aleat i fuqishëm i pacientëve që vuajnë nga anemia. Banania u jep atyre hekurin e nevojshëm të dietës që stimulon qelizat e kuqe të gjakut dhe prodhimin e hemoglobinës por edhe shton furnizimin me gjak. lumturisë. Mbushe çantën me banane dhe konsumoji gjatë gjithë ditës, kur ndihesh i uritur, ke nevojë për energji dhe humor të mirë

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme