Për shkak të ajrit të ndotur, transporti publik falas në Shkup

Prishtinë | 26 Dhj 2022 | 17:17 | Nga Ekonomia Online

Për shkak të ajrit të ndotur, në kryeqytetin e Maqedonisë Veriut nga sot fillojnë të zbatohen masat deri në përfundimin e gjendjes alarmante.

Ndërmarrja Publike njofton se sipas njoftimit të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Jetësor për tejkalimin e kufirit për ajër të ndotur, me çka aktivizohet transporti publik falas.

Ata shtojnë se masa do të zbatohet deri në përfundimin e gjendjes alarmante.

Sipas tyre, ata do të presin rezultatet e Ministrisë së Mjedisit Jetësor që masin cilësinë e ajrit.

Të ngjashme