Modelja me famë botërore me origjinë shqiptare, Emina Cunmulaj, ka thënë se nuk ka mundur të votojë në zgjedhjet që janë duke u mbajtur sot në Tuz, transmeton Gazeta Metro.
Cunmulaj i ka thënë Klan Kosovës se nuk ka votuar dhe nuk e di arsyen se pse nuk ka mundur të votojë.
“Jo mua nuk më kanë lejuar hiç të votoj, nuk më kanë shkruar hiç…nuk e di arsyen pse sepse kam pasaportë dhe kartë identiteti të Malit të Zi…”.
Cunmulaj mendon se nuk e kanë lejuar të votojë për shkak të ndikimit të saj te populli shqiptar
“Por mundem të paramendojë se ndoshta është për shkak se nuk po dojnë të më lejojnë sepse jam shumë me zë për vendin dhe popullin tim”, tha Cunmulaj