Për të 14-ën herë me radhë, Ratkoci organizon dhurimin vullnetar të gjakut

Rahovec | 05 Shk 2022 | 10:58 | Nga Ekonomia Online

Për të 14-ën herë me radhë, ka filluar dhurimi vullnetar i gjakut në fshatin Ratkoc të Rahovecit, raporton Ekonomia Online.

Tashmë 5 shkurti është dita tradicionale për dhurimin e gjakut në Ratkoc. Për mirëvajtjen e aksionit janë kujdesur anëtarët e Këshillit Organizativ të këtij aktiviteti.

Numri i dhurueseve sa shkon e rritet nga viti në vit, disa prej të cilëve janë dhurues të rinj.

Sipas koordinatorit të Këshillit Organizativ, Shani Hoti, aktiviteti i sotëm iu kushtohet dhuruesve vullnetar të gjakut që e humbën betejën me Covid-19.

“Për të 14 herë me radhë, sapo ka filluar dhurimi vullnetar i gjakut në fshatin tonë Ratkoc. Aktivitet iu kushtohet dhuruesve vullnetar të gjakut që e humbën betejën me Covid-19. Në këtë rast nga fshati ynë: Adem Latifi dhe Hasan Hoti- Cani. Të cilët po na mungojnë”, ka thënë Shani Hoti

Fshati Ratkoc datën e 5 Shkurtit e ka të rezervuar për aktivitetin më human atë të dhurimit të gjakut ku sot bëhen 14 vjet nga fillimi i këtij aktiviteti, ku fshati Ratkoc llogaritet si model për organizimin e gjithë fshatit për këtë event.

Të ngjashme