Për të mposhtur ankthin duhet ta pranosh atë

Prishtinë | 30 Tet 2016 | 20:30 | Nga

Ankthi mund të shfaqet në forma të ndryshme. Ekzistojnë shumë mënyra për ta mposhtur atë, por më e rëndësishmja është ndoshta dhe shumë e thjeshtë: ta pranosh.

Fakti i të folurit në publik nervozon pjesën më të madhe të njerëzve. Kësaj i bashkohet edhe ankthi që lind nga përpjekjet për ta fshehur nervozizmin, nga frika se kjo do të lërë një përshtypje negative.

Në një intervistë të dhënë për “Indipendent”, ish agjenti i Byrosë Federale të Investigimit (FBI) ka shpjeguar se ekzistojnë tre ushtrime të thjeshta për ti mposhtur këto ndjesi.

“Gjëja e parë që u them njerëzve është se: nëse je nervoz, ndoshta duhet të kesh një arsye të mirë për të qenë.

Vazhdo përpara dhe mos u përpiq ta fshehësh”- rrëfen agjenti.

Navarro është autori i librit “What every BODY says”, një libër që flet për mënyrat se si të mposhtësh ankthin dhe që e jep mesazhin e saj, qysh nëpërmjet lojës së fjalëve që bëhet në titull. “Ajo që të gjithë ( dhe të gjithë trupat) thonë”.

Çështja kyçe që trajton Navarro është se të gjithë bëhen nervoz, në ndonjë moment, dhe kështu nuk ka asnjë motiv për ta fshehur apo që të të vijë turp nga një gjë e tillë.

“Stresi është një fenomen natyral – vazhdon ai të thotë për “The Indipendent”- dhe të kërkosh ta kontrollosh mund të të çmendë. Është shumë më e thjeshtë ta pranosh me veten tënde: ‘Jam nervoz, dhe të tjerët duhet ta dinë”.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme