Konkursin e bukurisë “Miss Universe” të Britanisë së Madhe e ka fituar një vajzë me ngjyrë.
Garën e më të bukurës britanike gjithmonë e kanë fituar bukuroshet e bardha, por historia është shkruar pas 66 vjetëve.
E gjithë në saje të studentes së fakultetit të drejtësisë dhe atletes Dee-Ann Kentish Rogers.
Kjo e fundit ka deklaruar për mediat vendase se reagimi masiv ndaj faktit se ajo është një vajzë me ngjyrë e ka befasuar.
“Dua ti jap një këshillë të gjithë vajzave të reja se pavarësisht ngjyrës së lëkurës tuaj, ju mund të ndryshoni zemrat e njerëzve. Edhe pse jam përgatitur për këtë konkurs për një kohë të gjatë, kam qenë gjithmonë Dee-Ann”, pohoi ndër të tjerash.
“Tani që jam shpallur fituese, kam ardhur në përfundimin se nuk kam fituar vetëm si Dee-Ann, por edhe si vajzë me ngjyrë”, tha ajo.
Bukuroshja 25-vjeçare ka prejardhje nga Anguilla ndërsa jeton në Birmingham dhe do të përfaqësojë Britaninë e Madhe në edicionin e 67-të të Miss Universe.