Ekonomia Online
FUNDIT

Për të parën herë, Genta ekspozon familjen para kamerës (Video)

Për të parën herë, Genta ekspozon familjen para kamerës (Video)

Me një sukses të jashtëzakonshëm të arritur me ‘Shake It’ nga muaji Mars e këtej, pyetja që lindi natyrshëm për Genta Ismajlin ishte – çka tash?! Barrën e projektit pasues të një hiti falë edhe vëmendjes së madhe të publikut duket se e pati edhe këngëtarja që shijoi ‘Shake it’ dhe verën përplot koncerte. Por, […]

Me një sukses të jashtëzakonshëm të arritur me ‘Shake It’ nga muaji Mars e këtej, pyetja që lindi natyrshëm për Genta Ismajlin ishte – çka tash?!

Barrën e projektit pasues të një hiti falë edhe vëmendjes së madhe të publikut duket se e pati edhe këngëtarja që shijoi ‘Shake it’ dhe verën përplot koncerte.

Por, periudha pak e gjatë e bëri të pashmangshëm publikimin e një kënge të re, të cilën Genta tashmë e ka finalizuar.

Në bashkëpunim me Endrit Mumajesin, këngëtarja e shumë hiteve do të publikojë shumë shpejt ‘Squat baby’, mes tjerash me një klip tejet të nxehtë.

Prive ka qëndruar në shesh xhirimet e videoklipit ku ju sjell Gentën por jo vetëm!

Për të parën herë para kamerave, Ismajli do ta prezantojë familjen, respektivisht motrën dhe nipin.

Materialin e plotë mund ta ndiqni nesër me fillim nga ora 19:00 në adresën e showbizit shqiptar – emisionin Prive me Liberta Spahiun.

Të ngjashme