Në fushë apo në stol, për Luis Suarezin s’ka aspak rëndësi – ai vetëm dëshiron të qëndrojë në Barcelonë.
Luis Suarez është i irrituar me thashethemet e shumta për të ardhmen, pasi raportohet se Barcelona do të bëjë shumë ndryshime pas humbjes turpëruese në Ligën e Kampionëve 8-2 nga Bayern Munich.
Sido që të jetë, Suarez, që ka folur gjerë e gjatë për të ardhmen, i dha sinjale klubit se është i gatshëm të pranojë edhe një rol zëvendësues vetëm për të qëndruar në Barcelonë.
“Për sa kohë që ata mbështeten tek unë, unë dua të vazhdoj të kontribuoj sa më shumë që të mundem”, u shpreh ai.
“Ndiej përkrahjen e njerëzve që kur arrita dhe kjo më jep shumë forcë. Do të pranoja një rol zëvendësues, pasi këtë e kam pranuar gjatë gjithë karrierës time”.
“Konkurrenca është gjithmonë e mirë dhe Nëse trajneri mendon se duhet të filloj nga stoli, nuk kam problem ta ndihmoj ekipin me rolin që më japin. Unë ende mund të kontribuoj shumë në këtë klub”.