Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina sh.a.” njofton konsumatorët e rrugës “Fehmi Agani” dhe konsumatorët e lagjes” Tophane” dhe zonat e tjera përreth tyre në qytetin e Prishtinës se gjatë ditës së nesërme, 18 qershor 2018 e hënë, duke filluar nga ora 09 – 17 , gjithsej 8 orë, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë, janë vazhdimësitë e punimeve teknike në sistemin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit nga ana e Komunës së Prishtinës, transmeton Koha.net.
Këto punime teknike po realizohen me qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit.