Për tre muaj në QKUK u kryen 792 operacione në sy

Prishtinë | 12 Pri 2017 | 10:09 | Nga

Klinika e Oftalmologjisë (Syve),  në tremujorin e parë të këtij viti ka pasur trend të rritjes së vëllimit të punës. Nga raporti tremujor i punës, rezulton se janë kryer 792 operacione, përfshirë edhe ato ambulantore, ka pasur 11895 vizita ambulatore  dhe 1481 vizita sub-specialistike.

 Gjatë kësaj kohe janë hospitalizuar 720 raste me  3336 ditë shërbimi, në gjithsej 49 shtretër. Janë shënuar rezultate në  ngritjen e kapaciteteve në kirurgjinë e syrit e sidomos në kirurgjinë e kataraktës me fakoemulzifikim,  ku për tre muaj është arritur të kalohet shifra mbi 500, kurse në vitin 2015, kishte vetëm 150 intervenime të tilla intervenime, pra statistika e këtij tremujori flet për  shtim të vëllimit të punës.

 Nga kjo klinikë,  ka pasur 658 aplikime të avastinës, poashtu janë bërë përgatitjet e duhura për fillimin e procedurës së re kirurgjike të kirurgjisë vitreoretinale.

Klinika e Oftalmologjisë ka tre (3) salla operative, ambulancat specialistike (5), diagnostika – kabinetet për glaukomë, strabologji dhe retinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme