Kryeparlamentari Kadri Veseli, njëherësh lider i koalicionit qeveritar, do të presë sot në takim Ambasadorin e ShBA-së, Philip Kosnett, si dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj, për të diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë për taksën 100 %.
Takimi pritet të fillojë në orën 12:00, në Kabinetin e Veselit.
Burimet thonë se lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka një qëndrim të qartë lidhur me këtë çështje, sipas të cilit – taksa e vendosur për Serbinë dhe Bosnjën e Hercegovinën nuk lëviz pa lëvizur Serbia.
Qeveria e Kosovës i ka vendosur taksë 100 % mallrave që hyjnë nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina dhe për këtë është duke u përballur nga presioni amerikan.
ShBA ka kërkuar që kjo masë tarifore të hiqet ose të suspendohet, në mënyrë që të fillojë Dialogu dhe palët të arrijnë marrëveshjen finale.