Themeluesit e “Dolce & Gabbana”-s e bënë të qartë se nuk duan që veshjet e saj të nisë t’i krijojë një stilist japonez, e shpjegojnë përse i kanë refuzuar deri më sot të gjitha ofertat.
Stefano Gabbana dhe Domenico Dolce e nisën në vitin 1985 rrugëtimin e gjatë, që do t’i çonte në majat e industrisë botërore të modës. Ata e vazhduan punën edhe pas vitit 2004, kur i dhanë fund jetesës si çift, transmeton tch.
59-vjeçari Dolce shpjegoi në një intervistë dhënë “Corriere della Sera”-s se, as për të gjithë paratë e botës nuk do ta shisnin kompaninë.
“Në kushte të tilla nuk do të ishim më të lirë”, shpjegon ai.
“Ç’i do ato parà, nuk do t’i marrësh me vete në varr”, shton stilisti veteran.
Pas dekadash të tëra pune për ngritjen e shtëpisë së famshme të modës në olimpin ku gjendet sot, Gabbana e pranon se nuk ka kohë për ta shpenzuar pasurinë e tij.
“Jam shumë i zënë me punë, – thotë 55-vjeçari. – Nuk më intereson të pasurohem edhe më shumë. Qëllimi im është të jem i suksesshëm”.
Ikonat e modës përgatiten t’i drejtohen Nju Jorkut për një seri shfaqjesh ekstravagante “haute couture”, nga data 6 deri më 10 prill.