Kosovarët Graniti dhe Taulanti janë dyshja e familjes Xhaka, vëllëzërit më të fashmshëm të futbollit europian derisa gjithmonë zënë vëmendjen e mediave të gjithë botës.
Por, derisa Zvicra gjendet në prag të duelit të madh ndaj Brazilit për kupën e Botës, në një video për zviceranen 20min, reprezantuesi i Shqipërisë Taulant Xhaka ka uruar për të mirë vëllain e tij Granitin bashkë me ekipën zviceran:
”Tung Granit!”
”Shpresoj se do të mbijetoni pjesën e parë 0-0 dhe në të dytën nuk i dihet kurrë çka mund të ndodhë”, është shprehur ai, njofton Klan Kosova.
Taulant Gjaka para dy vjetësh në këtë periudhë ishte përballur me Granit Xhakën në Kampionatin Europian, e cila konsiderohej përballja më e ëmbël e dy vëllezërve.
Zvicra sonte do të përballet me Brazilin në ora 20:00 në Rostov.