Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se seanca publike e caktuar për të zgjidhur çështjen e mosmarrëveshjes së kompetencave, mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama, e cila ishte planifikuar të mbahej më 25 mars, do të shtyhet në një datë tjetër ende të pacaktuar.
Kjo padi është depozituar nga Rama pas përplasjes me Metën për mosdekretimin e ish-ministrit të Jashtëm, Gent Cakaj. Meta refuzoi të dekretojë Cakajn i cili mbajti postin e ushtruesit të detyrës, ndërsa ministër me dekret ishte vetë Rama.
Ditën e sotme Gjykata Kushtetuese kishte seancë për testin e poligrafit, por njëri nga anëtarët u prek nga Covid-19.
Nga shtatë, mbeten 6 anëtarë dhe numri nuk është i plotë për të zhvilluar seancën.