Përballja Shqipëri-Jordani, këto janë masat e sigurisë

Prishtinë | 10 Tet 2018 | 12:37 | Nga Ekonomia Online

Sonte në orën 20:00, në “Elbasan Arena” do të luhet ndeshja miqësore mes Shqipërisë dhe Jordanisë, një përballje që shihet si test për kuqezinjtë, në prag të ndeshjes me Izraelin për Ligën e Kombeve.

Policia e Elbasanit ka marrë masat për mbarëvajtjen e këtij takimi me përfaqësuesen jordaneze.
Të angazhuar për sigurinë e kësaj ndeshjeje do të jenë 135 forca të Policisë së Rendit, Qarkullimit, Shqiponjat, FNSH dhe Policisë Kriminale.

Po kështu, gjatë orëve të pasdites do të ketë bllokim të aksit rrugor që të çon në stadiumin “Elbasan Arena”, që do të zgjasë deri në përfundim të sfidës, ndërkohë që do të mbyllen edhe lokalet që janë rreth impiantit, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.

Drejtoria e Policisë së Elbasanit bën të ditur gjithashtu se do të kryhen kontrolle te tifozët në hyrje të stadiumit, pasi nuk do të lejohet futja e sendeve të forta, fishekzjarreve, monedhave apo çakmakëve e çelësave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme