Një femër ka raportuar në Polici se është përdhunuar nga një burrë. Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës nëpërmjet raportit të saj 24 orësh, shkruan Ekonomia Online.
Sipas këtij raporti i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Raporti i Policisë:
Viti 13.04.2020 NN. Ankuesja femër kosovare raporton se i dyshuari mashkull kosovar e kishte marr viktimën dhe e kishte e keqpërdorur seksualisht. Personi i dyshuar është identifikuar dhe i njëjti është intervistuar në prani të mbrojtësit të tij. Viktima është dërguar në ekzaminim mjekësor. Në konsultim me prokurorin i dyshuari dërgohet në mbajtje.