Përdhunimi i vajzës në Kavajë: Pas debateve në Kuvend, policia tregon anën tjetër të ngjarjes

Prishtinë | 07 Shk 2019 | 18:38 | Nga Ekonomia Online

Ngjarja e rëndë e ndodhur në Kavajë, ku u përdhunua një vajzë e mitur, vijon të jetë një çështje më vëmendje të madhe publike dhe politike. Edhe në seancën e sotme në Kuvend, opozita ka akuzuar Policinë e Shtetit, se me urdhër politik nga kryeministri dhe struktura të tjera shtetërore bënë ç’është e mundur që ta fshehnin ngjarjen.

Sot policia ka reaguar përmes një njoftimi për mediat, ku sqaron kronologjinë e asaj që ndodhi më 29 janar.  Policia thotë se vajza është paraqitur në komisariat me të ëmën e saj, në datë 29 janar duke, marrë garanci se do t’i ruhej anonimati. Policia thotë se është bërë identifikimi i të gjithë shtetasve të dyshuar për këtë ngjarje dhe më datë 30 janar,  është bërë intervistimi i tyre.

Dy ditë më vonë, më datë 1 shkurt, rreth orës 17:30, ka mbërritur urdhri i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, ku merrej masa e sigurisë “arrest me burg” për të miturit. Në këtë ditë deri më ditën e 2 shkurtit, rreth orës 07:00 të mëngjesit, janë zhvilluar kërkime për gjetjen dhe ndalimin e të rinjve. 7 prej tyre përfunduan në pranga, ndërsa një i tetë ishte në kërkim, sqaron policia.

Në vijim të deklaratës Policia thotë se kjo ngjarje po keqpërdoret me synim keqinformimin e opinionit publik.

“Sot keni para jush mazhorancën e përdhunuesve. Në një krim të shëmtuar që ndodhi në Kavajë, përdhunim kolektiv, policia u njoftua por policia ishte në anën  e përdhunuesve dhe heshti dhe fshehu krimin. SHISH dhe kreu i tij njoftoi kryeministrin dhe ministrat  respektivë. Kryeministri ishte në anën e përdhunuesve. Fshehën krimin. Përsëritën të njëjtin skenar këta përdhunues që përsëriten tre muaj më parë me djalin e deputetit të ture, përsëritën të njëjtin skenar kur një e sëmurë me AIDS akuzoi kryetarin e grupit parlamentar për përdhunim. Ç’moral kanë këta të dalin para jush qytetarë, është dita juaj. Nëse nuk i krehni, nuk do të keni fëmijë të sigurtë kurrë në shkolla. Këta kanë morarin e përdhunuesve, këta akuzojnë viktimat”, tha Berisha sot në Kuvend.

Ndërkohë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj mohoi akuzat dhe tha se ngjarja është trajtuar nga policia që prej fillimit.

“Lidhur me akuzat që u drejtuan në drejtim të policisë së shtetit theksoj edhe njëherë me përgjegjësi të lartë shtetërore se rasti i Kavajës është trajtuar nga policia e shtetit në momentin zero, në momentin e parë. Policia e Shtetit ka reaguar në momentin zero, me 29 janar 2019 ndaj denoncimit. Akuzat ndaj policisë së shtetit janë të pabaza, të dëmshme dhe dashakeqe për të nxirë një institucion i cili i shërben me besnikëri dhe devotshmëri qytetarëve shqiptarë. Publikimi në rrjete sociale është bërë pasi shtetasit e akuzuar kanë qenë të arrestuar. Janë arrestuar se keni bërë atë palo-status, ka dokumenta shtetëror për këtë”, tha Lleshaj, shkruan Lapsi, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme