Përdhunuan 20 vjeçaren nga Kosova me probleme fizike, arrestohen dy vëllezër nga Kukësi

Prishtinë | 22 Qer 2020 | 08:54 | Nga Ekonomia Online

Dy vëllezër nga Kukesi kanë rënë në pranga, pasi akuzohen se kanë abuzuar seksualisht me një 20-vjeçare, me probleme mendore dhe fizike.

Policia e Kukësit bën të ditur se në pranga u vunë vëllezërit Xh. H., 31 vjeç dhe M. H., 24 vjeç banues në fshatin Lojme të Kukësit.

“Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase kosovare, 20 vjeçe, duke përfituar nga pazotësia fizike dhe mendore e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kukës

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës bënë arrestimin e dy shtetasve, Xh. H., 31 vjeç dhe M. H., 24 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Lojme, Kukës.

Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase kosovare, 20 vjeçe, duke përfituar nga pazotësia fizike dhe mendore e saj.

Materialet në ngarkim të shtetasve XH. H. dhe M. H. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”./tch

Të ngjashme