Përdorimi i drogës, Policia kap me narkotikë dy të rinj në Vushtrri e Prishtinë

Prishtinë | 19 Sht 2022 | 15:51 | Nga Ekonomia Online

Përdorimi i substancave narkotike ka marrë përmasa shqetësuese në Kosovë. Ato po përdoren me të madhe, sidomos nga të rinjtë të cilët shpesh kapen në flagrancë nga Policia.

Dy raste të tilla janë zbuluar në orët e mëngjesit të sotëm, një në Vushtrri dhe një në qendër të Prishtinës.

Sinjali mëson se rasti i parë u zbulua gjatë patrullimit të Policisë në një pikë kontrolli në rrugën “Fahri Fazliu”, Policia ka ndalur një veturë, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme.

Gjatë kontrollit te i dyshuari, zyrtarët policorë kanë gjetur substancë narkotike të dyshuar marihuanë, që më pas është sekuestruar. 31-vjeçari i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku me vendim të prokurorit ndaj tij është iniciuar rasti për posedim të paautorizuar të narkotikëve.

Rasti tjetër ka ndodhur në Vushtrri, ku Policia ka gjetur drogë dhe një mulli për përpunimin narkotikëve në një veturë, që janë sekuestruar.

Për shkak të posedimit të drogës dhe pajisjes për përgatitjen e substancës narkotike, ai është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit policorë për veprën për të cilën ngarkohet.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit 20-vjeçari dhe dorëzimin e kallëzimit penal brenda afatit ligjor së bashku me sendet e sekuestruara me rastin e kontrollit policor.

Të ngjashme