Sipas një hulumtimi, përdorimi i telefonit për pesë orë në ditë është i lidhur me rrezikun nga obeziteti deri në 43 për qind.
Kjo i bie të jetë edhe logjikë e thjeshtë pasi që sa më shumë kohë që kalojmë në telefon i bie të jemi më pak aktivë fizikisht, me ç’rast rrezikojmë ta dëmtojmë shëndetin tonë.
Në këtë studim ishin përfshirë 1060 studentë universitetesh të cilët ishin përcjellë për gjashtë muaj, nga qershori në dhjetor të vitit 2018.
Nga ky grup, 26 përqind ishin me mbipeshë dhe 4.6 përqind që ishin obezë kalonin më shumë se pesë orë në ditë me telefon në dorë.
Ky studim po ashtu ka gjetur që burrat pjesëmarrës ishin 36.1% më të prirë që të jenë mbipeshë, dhe 42.6% që të jenë obezë.
Ndërkaq, gratë ishin 63.9% më të prira që të jenë mbipeshë, dhe 57.4 përqind që të jenë beze.
“Rezultatet e këtij studimi na lejojnë që ta nënvizojmë njërin prje shkaqeve kryesore të obezitetit fizik, një faktor rreziku për sëmundje kardiovaskulare”, ka thënë Mantilla-Morron, një specialiste e rehabilitimit vaskular në Fakultetin e Shkencave të Shëndetit në Universitetin “Simon Bolivar” në Baranquilla të Kolumbisë.
“Ne gjithashtu kemi përcaktaur që shuma e kohës që një person e kalon i ekspozuar ndaj përdorimit të teknologjisë – specifikisht përdorimit të tepruar të telefonit – është e lidhur me zhvillimin e obezitetit”.