Qysh para shkarkimit të Julen Lopeteguit qarkullonin zërat se udhëheqjen e Real Madrid do ta merrë, Antonio Conte, por duket se gjërat kanë ndryshuar.
Është emri i trajnerit të Belgjikës, Roberto Martinez i cili po lidhet me një kalim të mundshëm në kryeqytetin spanjoll, njofton Dailymail, përcjell Klan Kosova.
Martinez arriti të shkojë në gjysmëfinale të Kupës së Botës me belgët, kështu duke tërhequr vëmendjen e Florentino Perezit.
Për shërbimet e 45 vjeçarit kanë qenë të interesuara më herët edhe skuadra të tjera, por asnjëra nuk ka qenë e nivelit të Los Blancos.