Përfaqësues nga Banka Gjermane për Zhvillim vizitojnë Impiantin e Ujërave të Ndotura në Gjakovë

| 09 Nën 2021 | 18:35 | Nga

Përfaqësues nga Banka Gjermane për Zhvillim (KFW), vizituan Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Ndotura, të cilët të mirëpritur nga U.d i kryeshefit ekzekutiv të KRU ”Gjakova”, Visar Hasi, si dhe stafi menaxherial i kompanisë u njoftuan nga afër rreth këtij projekti të ITUN si dhe ecurisë së punimeve.

U.d i kryeshefit ekzekutiv Visar Hasi, shprehu falënderimet për gjithë angazhimin dhe mbështetjen në shumë projekte të rëndësishme që Qeveria Gjermane i ka dhënë kompanisë KRU “Gjakova” e në veçanti për rolin e saj të rëndësishëm në realizimin e projektit të ITUN.

Impianti I Trajtimit të Ujërave të Ndotura në Gjakovë, është bashkëfinancim nga Qeveria Zvicerane, Qeveria Gjermane si dhe Komuna e Gjakovës, vlera totale e këtij projekti është 16.8 milion euro.

Impianti pritet të funksionalizohet brenda vitit 2021.


Të ngjashme