Përfaqësuesi i FIFA-s Alessandro Gramalia, e ka përshendëtur Kuvendin Zgjedhor të Federatës së Futbollit të Kosovës ku do të zgjedhet kryetari i FFK-së.
Në fjalën e rastit Gramalia tha se në Kosovë vërehet pasioni për futbollin.
Ai tha se edhe pse kombëtarja e Kosovës nuk ka arritur të kualifikohet vullneti dhe dëshira është ende e gjallë.
Përfaqësuesi i FIFA-s shtoi së është i kënaqur që sheh investime në futboll.
“Kam që disa orë që jam në Prishtinë dhe po e vërej pasionin qysh menjëherë. Edhe pse Kosova nuk arriti të kualifikohej në kampionatin botëror vullneti dhe dëshira është ende e gjallë. Jam i lumtur që viteve të fundit ka pasur investime në infrastrukturën e futbollit dhe tek të rinjtë.